Juve hidhet në merkato, të gjithë emrat në listën e Pirlos

Juventus është shumë larg objektivave të tij sezonalë teksa në Serie A rënditet -10 pikë nga Milani i vendit të parë.

Për të qenë sa më konkurrues gjatë 2021, trajneri i bardhezinjëve Andrea Pirlo ka hartuar një listë me lojtarë që i do në skuadër që në merkaton e janarit.

Të gjithë emrat në listën e Pirlos

Paul Pogba vijon të jetë një ëndërr. Locatelli është I blinduar nga Sassuolo, ndërsa Aouar I blinduar nga Lyon.

Një tjetër emër i preferuar është edhe Memphis Depay, të cilit i skadon kontrata në qershor. Ndërsa pista më e mundshme duket ajo e De Paul i Udineses, I kërkuar nga edhe Inter dhe që ka një kosto prej 40 milionë eurosh.

Për të bindur Udineses, Juventus kërkon të përfshijë në tratativa Ruganin, I huazuar te Rennes dhe Portanovan.

Sa do t’ja arrijë? Të presim e të shohim çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së dimrit.

/a.r,OraNews