Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 270 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Sipas Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 270 raste të reja, ndërkohë që janë shënuar edhe 7 viktima.

Janë kryer në total 1.003 testime.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 39.134 raste.

Numri i rasteve pozitive është 50.405 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.305 vdekje..