I vodhi çantën e dorës nën kërcënimin e thikës 25-vjeçares, arrestohet i riu

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur të premten, 25 dhjetor në afërsi të fshatit Dushk. 

Shtetasi F. D., 27 vjeç, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe.

Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje me dhunë".