Basha takon studentët e juridikut: Pas 25 prillit drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë
Kryetari i PD-së ftoi rininë të bashkohet me të për të sjellë ndryshimin e kërkuar pas 25 prillit dhe të mos dorëzohen
“Ne jemi një popull që nuk dorëzohet lehtë dhe nuk duhet të dorëzohemi, duhet të jemi bashkë dhe më 25 Prill të nisim së bashku rrugën për ndryshim.
Në takimin me studentë të fakultetit të drejtësisë Basha tha se qeveria Rama ka shpërdoruar 7.2 miliardë euro të cilat
Pjesë e këtij ndryshimi duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit . Po ta cilësojmë nga pikëpamja financiare dhe të marrim vetëm një shifër konkrete të shtetit shqiptar, jo të opozitës shqiptare, 7.2 miliard euro të shpërdoruara në shtatë vite. Është një shifër kaq fantastike saqë është e pamundur ta perceptosh. Imagjinoni se çfarë mund të ishte bërë me gjysmën e këtyre parave, s'po them me të gjitha, por me gjysmën e këtyre parave .”
Çfarë mund të ishte bërë për arsimin, për studentët, për infrastrukturën, për punësimin, për njerëzit në nevojë ekonomike, për shëndetësinë .
Kjo është fatura e korrupsionit. Në një vend që nuk ka drejtësi, korrupsioni vetëm do të rritet .U deshën tre vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë, por shumë i vonuar.
Basha u ndal dhe tek reforma në drejtësi dhe premtoi se pas 25 prillit me qeverisjen e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë.
"Reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë drejtësia u kap nga partia në pushtet . Kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet sepse e dimë që me qeverisjen e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës . Ndarja dhe barazimi i pushteteve " Trias Politica."
Askush nuk do të mund ta akuzoje qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë por ne do ta shtyjmë, do ta stimujojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkret që ta sprapsim këtë bilanc të tmerrshëm 7.2 miliard euro në 7 vite."