Basha takon studentët, Edona: Na duhet ndryshimi për të mos u larguar jashtë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në një bashkëbisedim me studentë të fakulktetit të Drejtësisë të cilët treguan vështirësitë me të cilat përballet brezi i tyre.

Një prej studentëve është Edona, në vitin e tretë në fakultetin e Drejtësisë.

Duhet të punojë në Call Center, jashtë profesionit për të cilin po kryen studimet.

Ajo shpreh shqetësimin nuk mund të bëjë intershipe në studio ligjore nëse nuk ka miq apo të paguajë.

“Unë futem në punë që të krijoj një të ardhur. Nëse do kisha miliona pse duhet të futem në punë”

Aktualisht thotë që punon 9 orë në ditë në call center për të krijuar të ardhurat e mjaftueshme që do u duhet të përballojë masterin dhe mundësinë e punësimit ia jep fakti që ajo është në mësim online.

Por ky mësim ka dhe problemet veta.

“Në mësimin online asgjë nuk është korrekte. Në një leksion ku duhet të marrin pjesë 200 studentë marrin pjesë vetëm 30, ndërsa në seminare marrin pjesë shumë pak studentë.”

Thotë se do të ishte gati të largohej nga Shqipëria nëse do i  jepej mundësia.

“Do isha gati të largohesha. Jam penduar për zgjedhjen time muajin e parë. U përballa me një realitet që nuk ishte siç e imagjinoja. Rrethanat të bëjnë ty që të largohesh. Politika po na bën të detyrueshme largimin tonë. Shpresoj që kjo të ndryshojë sa më shpejt sepse unë dua të përfundoj shkollën të punoj dhe rris familjen time këtu” tha Edona.

Nga ana e tij kryetari i PD-së tha se largimi i saj mund të ishte një zgjidhje po vetëm zgjidhje afatshkurtër dhe nënvizoi nevojën për ndryshimin e qeverisë pas 25 prillit.

"Do bëj gjithçka që këto dëshira të bëhen realitet por kam nevojë për ndihmën tënde" i tha Basha.

Basha premtoi se praktikat e studentëve janë pjesë e planit të qeverisjes pas 25 prillit.

"10 mijë studentë në vit do të përfitojnë të financuar nga shteti 300 mijë lekë të vjetra në muaj në një vit praktika pune. Ky do të jetë një investim që do të prodhojë shumëfish vlerën që do të investojmë" u shpreh Basha.