Lezhë, sulm me armë zjarri ndaj një lokali

Një lokal në Lezhë është bërë objektiv i një sulmi me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, rreth orës  06:30, në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

Pronarit të lokalit në Lezhë në 2014 i vranë nipin

https://youtu.be/1f2huMoTiv8