Vrasja e çiftit Pasho, Elona nuk pranon të flasë, sekuestrohen dy apartamente në Firence

Elona Kalesha është marrë në pyetje nga prokurori i hetimeve paraprake të dosjes së vrasjes së çiftit Pasho në në fillim të nëntorit 2015 në Firence të Italisë, por nuk ka pranuar të flasë.

Lajmi konfirmohet për gazetaren e RTV Ora Alba Kepi, nga avokati i Federico Febbo 

Ata presin që presin raportin mbi analizën e gjurmëve biologjike në pjesët e copëtuara të trupave të çiftit Pasho dhe analizën e gjurmëve të gjakut dhe gjurmëve të tjera organike që janë marrë në dy apartamente tashmë të sekuestruara.

Bëhet fjalë për apartamentin ku ka kaluar ditët e fundit çifti Pasho dhe apartamenti ku ka bashkëjetuar Elona Kalesha me djalin e çiftit Pasho.

Raportimi i gazetares së Ora News nga Roma, Alba Kepi.