Klosi: Detyrë e qeverisë së re të Kosovës është të vendosë marrëdhënie normale me Amerikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2020, 22:13
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi u shpreh se një nga detyrat e qeverisë së re të Kosovës është të vendosë marrëdhënie normale me Amerikën.
Klosi: Një nga detyrat e qeverisë së re të Kosovës është të vendosë marrëdhënie normale me Amerikën. Kosova ka shumë detyrime ndaj Amerikës, ata janë të lirë sot falë SHBA-ve. Bashkëpunimi me Amerikën duhet të jetë optimal në mënyrë që të përfitojë sa më shumë. Ata kanë interesat e tyre në rajon pasi janë në favorin tonë.