“Komisioni për luftën e UÇK propagandë”, Robelli: Është vërtetuar që në Shqipëri janë torturuar njerëz në burgje
Analisti Enver Robelli në RTV Ora ka akuzuar politikën shqiptare se po bën propagandë me çështjen e komisionit që do të formohet për hetimet e luftës së UÇK.
Robelli ka sjellë në kujtesë që ka vendime që vërtetojnë se në burgjet e Kukësit janë dhunuar njerëz na individë të UÇK.
Robelli: Parlamenti i Shqipërisë ka vendosur për krijimin e një komisioni që do të hetojë nëse individë të UÇK kanë kryer krime në Shqipëri. Por kjo është verifikuar me vendim gjykate në Tiranë, që ka pasur njerëz të papërgjegjshëm në kuadër të UÇK që kanë torturuar njerëz në burgje në Kukës. Është e dëshmuar, me vendim të plotfuqishëm të gjykatës janë dënuar njerëz. Kur janë dënuar njerëz në Prishtinë për këtë punë,askush në Tiranë nuk është shqetësuar.
Ky komision nuk duhet për asgjë. Për propagandë që zhvillohet një betejë mes PS dhe PD, që njëra palë të rrahi gjoksin se janë patriotë dhe ata të tjerët janë tradhëtarë. Në fund kjo është totalisht joproduktive dhe i shërben vetëm axhendave të ngushta të lagjeve të Tiranës për beteja politike të zgjedhjeve të prillit.