Gjermania regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19

Gjermania  gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 962 vdekje , deklaroi Instituti Robert Koch, e cila është shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) thuhet se me 962 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 27.968, ndërsa me 24.740 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.554.920.

Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore me burim COVID-19 ishte regjistruar me 952 vdekje më 16 dhjetor.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.216 prej të cilëve 2.726 janë të intubuar.