Covid-19 "shuan" atmosferën festive, Irlanda mbyll kufinjtë
Restorantet, parukeritë dhe pub-et do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë festave edhe në Irlandë.
Vendimi është marrë nga autoritetet në kuadër të masave anticovid përgjatë fundvitit.
Irlandezët do të mund të udhëtojnë vetëm brenda vendit, ndërkohë që kufinjtë do të qëndrojnë të mbyllur deri në 26 dhjetor.
Vizitat në shtëpi do të jenë të reduktuara, ndërkohë që udhëtimet me Britaninë e Madhe do të jenë të mbyllura deri më 31 dhjetor.
Masat e reja do të rishikohen më 12 janar, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar paraprakisht që disa biznese rrezikojnë mbylljen deri në muajt shkurt apo mars, derisa shumica e popullsisë të jetë vaksinauar.
Ministria e Jashtme irlandeze ka ngritur një linjë ndihme për udhëtime emergjente nga Britania e Madhe për irlandezët që e kanë të vështirë të kthehen në shtëpi për Krishtlindje.