Gjendet e pajetë aktivistja për të drejtat e njeriut

Trupi i pajetë i Karima Baloch, një aktiviste pakistaneze për të drejtat e njeriut u gjet në Toronto të Kanadasë.

37 vjeçarja, një aktiviste nga rajoni i Balochistan në lindje të Pakistanit, ishte një zë shumë i fuqishëm kritikues ndaj ushtrisë dhe qeverisë pakistaneze.

Policia nisi kërkimet për të që prej ditës së dielë, pasi rezultoi që kishte humbur kontaktet me të afërmit. Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e vdekjes së Baloch.

Në vitin 2016, Baloch u listua nga BBC si një ndër 100 femrat me më shumë influencë në botë për shkak të fushatave që kishte zhvilluar në vendin e saj për të drejtat e njeriut.