Covid 19: Anthony Fauci merr vaksinën live

Virologu amerikan Anthony Fauci u vaksinua nga Covid 19 në transmetim live së bashku me menaxherët dhe anëtarët e stafit të Institutit Kombëtar të SHBA për Sëmundjet Infektive.

Fauci përsëriti thirrjen për amerikanët që të ndjekin shembullin e tij, duke siguruar që vaksina anti-Covid është efektive dhe e sigurt.