Asnjë kategori e popullsisë e përjashtuar nga vaksina, ja detajet e autoriteteve italiane
Agjencia Italiane e barnave ka aprovuar vaksinën Plifzer Biotech pas përgjigjes pozitive që kjo vaksinë ka marrë pak orë më parë nga Agjensia Europiane e Barnave.
Drejtori i përgjithshëm e Presidenti i Agjencisë Italiane të Barnave, DR Nicola Magrini e DR Giorgio Palu në një konferencë mediatike kanë zbardhur informacione teknike të vaksinës Pfizer Biotech që brenda pak ditësh do të nisë të aplikohet në Itali.
Kjo vaksina është e autorizuar për të gjithë personat mbi 16 vjeç nuk ka kundër efekte të dëmshme për shëndetin e asnjë kategori pacientësh nuk janë të përjashtuar nga kjo vaksinë.
Vaksina autorizohet dhe për gratë shtatzënë, për nënat me fëmijët në gji e për të moshuarit me Alzaimer. Që prej ditës së gjashtë o të shtatë të marrjes së vaksinës, pacientët shfaqin antikorpet ndaj virusit,
Konfirmohet marrja e vaksinës në dy doza në distancë 3 javë nga njëra tjetra.
Fillimisht shpërndarja e vaksinave do të drejtohet nga shërbimi për menaxhimin e emergjencës shëndetësore e do të jetë në dispozicion të personit mjekësorë e personelit më strukturat e asistencës së të moshuarve. Vetëm në një fazë të dytë për kryerjen e vaksinës do të përshihen mjekët e familjes.
Vaksina ka shfaqur një përgjigje mjaft të lartë ndaj virusit me një efikasitet në 95% tek vullnetarëve ku është eksperimentuar. Sipas Agjencisë Italiane të Barnave, kjo e dhënë është mjaft e rëndësishme pasi ky efikasitet është i njëjtë me vaksinat që njihen deri më sot si, fruthi etj e që deri më sot nuk ka asnjë vaksinë me një efikasitet në nivelin 100%.
Pas marrjes së dozës së parë, në ditën e gjashtë o të shtatë të pas saj, shfaqen antitrupat ndaj virusit që rriten gjatë ditëve në vijim.
Sipas ekspertëve italianë të Agjencisë së Barnave është mjaft e rëndësishme që gjatë ditëve të ardhshme të merren në konsideratë një studim shkencor mbi mutacionin që ka kryer virusi në Angli me vëzhgimin e sjelljes së tij ndaj vaksinës e mundësisë në të ardhmen për të zhvilluar dhe vaksina të reja.