Covid në Itali, më shumë të shëruar se të infektuar, mbi 166 mijë tamponë në 24 orë

Italia ka shënuar 13.318 të infektuar e 628 viktima në 24 orët e fundit.

Gjithashtu janë shënuar 20.315 të shëruar më shumë e numri i të infektuarve që kanë fituar betejën me virusin në Itali ka arritur në 1.301.573 persona.

Në repartet spitalore dita e sotme ka shënuar 197 pacientë më pak e në repartet Covid po kurohen aktualisht 24948 të infektuar. Ndërsa në terapi intensive po kurohen 2687 pacientë e janë -47 më pak se dje.

Italia ka kryer 166.205 tamponë në 24 orët e fundit e janë kryer gjithsej 25.383.219 tamponë që nga nisja e pandemisë.

578320 persona të infektuar në Itali ndodhen në regjim izolimi shtëpiak.

Aktualisht në Italia 605.955 persona janë pozitivë me Covid 19 e numri i rasteve që nga nisja e pandemisë është 1.977.370 persona e 69.842 janë viktima.