Pesë të vrarë në shpërthimin e një makine në Kabul
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 14:40
Të paktën pesë persona, përfshirë katër mjekë, u vranë pasi një bombë magnetike e bashkangjitur në makinën e tyre shpërtheu në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Mjekët po shkonin drejt burgut Pul-e-Charkhi, i vendosur në periferi lindore të Kabulit, i cili pret qindra luftëtarë Talibanë, sipas zëdhënësit të policisë së Kabulit Ferdaws Faramarz.
Nuk është e qartë nëse mjekët ishin në shënjestër në sulmin e së martës. Personi i pestë i vrarë në shpërthim ende nuk është identifikuar, shkruan Aljazeera