Studim/ Fëmijët janë më të rrezikuar nga varianti i ri i koronavirusit
Një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione që tregojnë se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj infektimit se sa të rriturit.
Këtë fakt e kanë bërë të ditur vetë shkencëtarët ditën e hënë pas disa studimeve të bëra.
Duke informuar gazetarët mbi gjetjet më të fundit, shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG) të cilët po ndjekin variantin thanë se ai ishte bërë shpejt lloji dominues në jug të Britanisë dhe së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.
“Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar"- ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG.
“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”- ka bërë të ditur Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG.
Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë.