Trump merr vendim që ndërtesat e reja qeveritare të jenë "të bukura"

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër që ndërtesat e ardhshme federale në të gjithë vendin të jenë "të bukura", dhe mundësisht të ndërtuara në një stil klasik grek, romak ose të ngjashëm. Urdhri ekzekutiv thotë se shumë ndërtesa federale reflektonin skema "brutaliste" të shekullit të kaluar.

Trump kërkon që ndërtesat e reja qeveritare të duken më shumë si monumentet "e dashura" të Amerikës siç është Shtëpia e Bardhë.

"Projektimet e reja të ndërtesave federale ashtu si ndërtesat e dashura historike të Amerikës, duhet të zbukurojnë hapësirat publike, të frymëzojnë shpirtin njerëzor, të fisnikërojnë Shtetet e Bashkuara, të urdhërojnë respekt nga publiku i gjerë dhe, sipas rastit, të respektojnë trashëgiminë arkitektonike të një rajoni," thuhet ndër të tjera në urdhër.

Po teksa tradicionalistët do ta mirëpresin masën, shumë të tjerë janë të pakënaqur. Instituti Amerikan i Arkitektëve e ka kundërshtuar nismën, pasi janë ata që vendosin se çfarë stili ju përshtatet.

Drafti i parë i këtij urdhri është bërë publik në shkurt të këtij viti, në të cilin është përmendur se duke bërë disa përjashtime, qeveria “ka ndaluar së ndërtuari ndërtesa të bukura". Megjithatë, urdhri i quajtur "Promovimi i Arkitekturës Qytetare Federale të Bukura", kërkon krijimin e një këshilli të ri që do ti rekomandojë presidentit për ndërtesat e ardhshme federale.