Kandidat nga diaspora në zgjedhjet e 25 prillit? Ja çfarë thotë Hyka

Anila Hyka Smørgrav, nënkryetare e këshillit kombëtar të Diasporës e ftuar në studion e Ora News e pyetur nga gazetarja Matilda Mcini nëse do të ketë një kandidat nga diaspora për zgjedhjet e 25 prillit tha se për momentin fokusi ka qenë në realizimin e votës.

 Anila Hyka Smørgrav: Personalisht nuk di që të ketë patur interes nga ndonjë individ. Ose të paktën lëvizje. Do isha shumë entuziastë nëse ka. Për momentin ka qenë fokusi realizmi i votës. Sepse nga momenti që u bë ndryshimi i kodit zgjedhor ka kaluar shumë kohë, ne jemi në dhjetor dhe nuk kemi gjë konkrete.

Ajo tha se dhe gjendja në Shqipëri, polarizimi i grupeve të ndryshme nuk krijojnë kushte  të nevojshme që të nxisin përfaqësues nga diaspora.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P