Covid-19/ Kongresi Amerikan miraton paketën e ndihmës prej 900 miliardë $

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar paketën prej 900 miliardë dollarësh që do të shkojë në favor të familjeve dhe bizneseve të goditura nga Covid-19.

Aprovimi i planit nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve dhe më pas "Ok"-i i Senatit i hap rrugë ratifikimit nga ana e presidentit Donald Trump, raporton Ora News.

Kujtojmë se, SHBA janë shteti më i goditur në botë nga pandemia e Koronavirusit me 18,473,716 të infektuar dhe 326,772 viktima.

/a.r,OraNews