VIDEO/ Lazio fiton, Napoli shijon humbjen e dytë rradhazi

Lazio merr një fitore të pastër e shumë të rëndësishme përballë Napolit në “Olimpico”, ku bardhekaltrit mundën të realizonin nga në gol në çdo pjesë dhe ta mbanin rrjetën e portës së tyre të paprekur.

Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse, por duke u shaqur plot cinizëm në zonën e napolitanëve.

I zakonshmi Ciro Immobile i dha epërsinë Lazios që në minutën e 9-të me një goditje të bukur me kokë, pas një topi të marrë nga Marusic.

Rasti më i mirë për Napolin në fraksionin e parë ishte ai i minutës së 18-të, kur Reina reagoi ndaj goditjes së Fabian Ruiz.

Golin e dytë Lazio e shënoi në minutën e 56-të me Luis Alberton, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë në hyrje të zonës.

Lazio, e vendosur mirë në gjysmëfushën e saj, i zbrapsi njëri-pas tjetrit të gjitha sulmet e Napolit, që në fund iu desh të pajtohej me rezultatin, i dyti negativ radhazi pas disfatës me Interin.

Nga pesë shqiptarë që janë pjesë të organikave të të dyja skuadra, u aktivizua vetëm Vedat Muriqi, edhe ai si zëvendësues i Caicedos (67’).

GOLAT E NDESHJES

RËNDITJA NË SERIE A: