Aksident në Vlorë, fëmija u ikën me vrap prindërve dhe i pret rrugën makinës

Një fëmijë mbeti i plagosur lehtë mesditën e sotme në Vlorë teksa u përplas nga një automjetn tip "Ford".

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si "Bishti Kalldrëmit".

Mësohet se fëmija u ka shpëtuar nga duart prindërve duke kaluar rrugën me vrap.

Automjeti ka frenuar por pa mundur të evitojë përplasjen duke e goditur me pjesën e pasqyrës.

Fëmija është dërguar për vëzhgime të mëtejshme mjekësore në spital pasi kur është rrëzuar ka marrë disa plag të lehta.

Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.