Protestë për rrugën në Shkozë, banorët: Të rishikohet projekti, hyrja në aks largohet 4 km
Banorët e Shkozës kanë dalë edhe të dielën në protestë për të kundërshtuar projektin e zgjerimit të rrugës. ata thonë se projekti i ri po i izolon pasi u duhet të bëjnë 4 kilometra rrugë për të arritur tek hyrje-daljet e aksit të ri të cilat aktualisht i kanë pak metra larg shtëpive të tyre.
Banorët e Shkozës dolën edhe sot në protestë. Ata thonë se projekti i rrugës që po ndërtohet cënon lëvizjen e tyre, pasi ata duhet të bëjnë 4 kilometra rrugë për të dalë në rrugën kryesore.
Edhe pse rreth-rrotullimin e kanë pak metra larg nga banesat, sipas projektit të zgjerimit të rrugës në zonën e Shkozës banorët duhet të ecin 4 kilomtera për të arritur në rrugën kryesore.
Qytetarët kundërshtojnë modelin e projektit duke kërkuar që hyrje-daljet e aksit të mos ndryshojnë.
Banorët dyshojnë për afera korruptive, ndërsa ngrenë dyshimet se në të ardhmen aty mund të jepen leje ndërtimi për pallat.
“Është dita e tretë e protestës, kërkojmë që nga ARRSH të merret më seriozisht, kemi lënë një takim nesër. Kërkojmë të hapet rruga ekzistuese. Kjo nuk është zgjidhje e mirë sepse na detyron të largohemi edhe 4 km me qendrën, me spitalet. Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet nesër, në rast të kundërt do të vijojmë protestën dhe do bllokojmë rrugën, do të dalim shumë më shumë se sot”.
“Është aferë e pastër, duket mirë ku ishte gjurma dhe ku e kanë bërë këta. Na futin në një hinkë që po përplasemi me njëri-tjetrin.Duam që ky muhabet të zgjidhet sa më mirë paqësisht. Përgjegjësit ti thërrasin trurit se është gjithë ky komunitet që është i shqetësuar për këtë problem. Nuk protestojmë kot por kjo rrugë na prish shumë punë. Jemi të kënaqur që po bëhet rruga por jo kështu”.
Qytetarët kërkojnë takim me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe deputeten e zonës, ndërsa edhe vetë përfaqësues të Partisë Socialiste të lagjes janë shprehur kundër projektit duke kërkuar rishikimin e tij
Banorët paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta deri në bllokimin e lëvizjes në rrugë nëse nuk gjendet zgjidhje për problemin e tyre.