Kthjellime, vranësira dhe reshje të izoluara, ja si do të jetë moti sot dhe nesër

Territori shqiptar vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë paradites. Por në vijim vranësirat do shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara ne zonat Jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por do te rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehte me shpejtesi 25 km/h nga drejtimi Lindor - Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në nisje të javës së ardhshme.

Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së hënë  vendi yne do të jete me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare në orët e para të dites.

Por në orët vijuese pritet që moti ne Shqipëri të permirësohet gradualisht, situatë që do mbetet edhe në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.