"Plehra pa fund" panorama që të shoqëron drejt Maqellarës në Dibër

Plastikë, kartonë e mbetje ushqimore, është kjo kjo panorama që shoqëron rrugën e fshatit Obok në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër.

Banorët thonë se Bashkia e cila drejtohet nga Dionis Imeraj nuk është interesuar kurrë për ta, dhe nuk ka sjellë asnjë kontenjer.

”Bashkia nuk ka bërë asgjë. Këtu rruga është gjithë mbeturina” thotë një banor.

Ata thonë se paguajnë rregullisht taksa, por ato nuk janë kthyer në shëbime.

“Nuk ke kosh. Ne paguajmë të gjithë taksa por shikoni dhe vetë” vijon banori.

Më e vështirë situata është për fëmijët, pasi ata kalojë aty çdo ditë dhe rruga është ngushtuar nga mbeturinat.

Bashkia Dibër prej kohësh ka problem me menaxhimin e mbetjeve në njësi administrative dhe në fshatra, ndërsa banoët janë ankuar shpesh-herë për këto problematika.