Shkodra sërish në protestë për Klodianin por këtë herë më pak, dy të mitur kapen me shishe me benzinë
Shkodra protestoi sërish.
Ashtu si një javë më parë, shoqëria civile e thirri protestën në sheshin “Nënë Tereza” me ftesën që në mënyrë paqësore të reagohej për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Por duket se proçedimet e policisë një javë më parë dhe incidentet që u shënuan deri me përshkallëzimin e marshimit me shkatërrimin e selisë së partisë socialiste dhanë efektin e tyre si tek numri i pjesmarrësve dhe mënyra se si policia veproi këtë 19 dhjetor në terren.
Ajo mori në ruajtje 1 orë përpara proteste institucionet publike.
Për qytetarët pjesmarrës në këtë protestë nuk fshihet keqardhja që populli nuk ju përgjigj në masë thirrjes së tyre për të protestuar paqësisht.
Ata ritheksojnë se aktet vandale nuk kanë lidhje me to dhe nuk duhet që veprimet e një grupi të miturisht të mposhtin kauzat.
Tentativat për të shënuar incidente edhe në këtë proteste nuk munguan. Dy të mitur u arrestuan pranë gjykatës së Shkodres ndërsa lëviznin me një shishe benzine në duar. Ora News filmon momentin e ndërhyrjes së policisë.
Organizimi në tërësi u mbyll paqësisht dhe ai zgjati më pak se 1 orë.
Këtë herë policia ruan institucionet
Te shtunen e kaluar: Shkodër: Të rinjtë i vunë flakën, shkatërrohet selia PS, ndërhyn FNSH