Aksidentoi për vdekje dy persona në Porcelan,11 vite burg Etjon Lazrit, dënimi ulet në 7.4 vite për gjykim të shkurtuar
Etjon Lazri, djaloshi që në janar të 2020 aksidentoi për vdekje,Erion Ballën 36-vjeç dhe një grua 72-vjeçe të quajtur Hidajete Salliu, është dënuar me 11 vite burg.
Ai akuzohet për “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave.
Vendimi është marrë në 17 dhjetor nga Gjykata e Tiranës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës për shpalljen fajtor dhe dënimin me 11 vite burg të Lazrit.
“OraNews” mëson se për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishte kërkuar i pandehuri Etjon Lazri, masë e dënimit është ulur përfundimisht në nivelin 7 vjet e 4 muaj burgim.
Vendimi është marë nga tresha e gjyqtarëve Besnik Hoxha, Sokol Tona dhe Altin Abdiu.
Që prej muajit Prill 2020, Lazri është liruar nga burgu dhe qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë kjo që u vendos nga gjykata e Apelit Tiranë.
Shkak i këtij aksidenti me pasojë dy viktima të ndodhur në zonën e Porcelanit në muajin janar 2020, është shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.
Si pasojë humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe një grua 72-vjece Hidajete Salliu.