Makina përplas për vdekje këmbësoren në Vlorë, viktima një 75 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2020, 18:07
Një 75-vjeçare gjeti vdekjen pasditen e sotme në Vlorë teksa u përplas nga një automjet.
Ngjarja u shënua rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”.
"Një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë" njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.