Politika zhgënjen të rinjtë, refuzojnë partitë: Nuk jemi të përfaqësuar
Ditën ndërkombëtare të emigracionit të rinjtë shqiptarë shprehen të zhgënjyer nga qeveria por edhe nga politika. Madje shumë prej tyre thonë se nuk do të shkojnë në votime
Nuk e meriton asnjë votën time,- shprehet një nga të rinjtë e pyetur.
Për Ora News fajtor bëjnë sjelljen e qeverive qoftë aktuale apo dhe në vite
'Sigurisht që do votoj. Qeveria aktuale ka pasur ndryshime të cilat nuk është se kanë sjellë kënaqësi në masë. Pakënaqësia ka ardhur në rritje nga pjesa më e madhe e qytetarëve, gjë e cila u dëshmua dhe gjatë protestave të fundit të cilat si asnjëherë më parë dhe pa organizatorë dëshmuan se ka një zemërim në masë të shqiptarëve.'- tha një nga të rinjtë.
'Sigurisht që do të votoj. Në politikën shqiptare janë shumë të mirë të gjithë" shprehet një tjetër i ri.
Mungesën e përfaqësimit e shohin edhe ata që janë të bindur për të marrë pjesë në votimet e 25 prillit
Në ditën ndërkombëtare të emigracionit, rezulton se 1 milion e 112 mijë banorë ose 38 % e shqiptarëve jetojnë jashtë territorit. Po ashtu dhe numri i kërkesave për azil në vendet e BE rezulton tejet i lartë
'Ndryshimi i vetëm është ngritja e taksave, kaq. Nuk ka asgjë tjetër, po na i bën jetën shumë të vështirë'- u shpreh e reja nga Tirana.