Rama prezanton Çuçin si Ministër i Brendshëm: Të miturit në protestë, shfaqje e denjë për organizata terroriste

Një shfaqje e denjë për organizata terroriste dhe ekstremiste. Kështu e konsideroi kryeministri Rama praninë e të miturve në protestat e fundit në kryeqytet pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Duke folur në prezantiomin e Ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi,  Rama tha se ngjarjet e fundit kërkojnë reflektim për mos pasur më skena të tilla.

Rama tha se e drejta e protestës nuk diskutohet por e drejta e protestuesve po.

Edi Rama: Një fakt tejet fatkeq por sidoqoftë domenthënës jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj policisë së shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, sistematikisht për vite me radhë. Do të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme ku fëmijët janë mish për tip për organizata terroriste dhe ekstremiste, organizata me synime ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme.Pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është sistem i përsosur por më i keqi po të llogaritimin sistemet e tjera.

Padrejtësitë janë të pashmangshme dhe në demokraci prandaj dhe protestat janë të pashmangshme. Por ndryshe nga demokracitë protestat janë dhe të dobishme. Qeveria dhe më e mira në bortë nuk është e pagabueshme dhe as nuk zgjidh dot të gjitha problemet e një vendi apo shoqërie. Edhe qeveria jonë është larg të qënit e pagabueshme. Por gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare ne nuk e kemi bërë asnjëherë.Jam krenar që në këto 7 vite e pak qeveria jo vetëm e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve por jo në pak raste ka reflektuar dhe ndryshuar qasje apo qëndrim lidhur me një çështje të caktuar përballë arsyes së protestuesve.

Kjo nuk është shumë por nuk është pak po të kemi parasysh traditën. Armët kimike, studentët, pagesa e kuksianëve për Rrugën e Kombit, kërkesa e naftëtarëve të Ballshit për mbështetje nga qeveria.Kushdo ka të drejtë të protestojë por jo çdo kush që proteston nuk ka të drejtë. E drejta e protestës nuk mund të diskutohet asnjëherë,e drejta e protestuesve diskutohet. Në Shqipërinë e këtyre 7 viteve e pak nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga vendet demokratike në sjelljen e shtetit ndaj protestuesve.

Ajo që ka ndodhur ndryshe është se partitë politike kanë ushtruar dhunë.Është bërë një e drejtë e ligjëruar që polici mund të preket me dorë, uniforma e policit mund të trajtohet si leckë për ta kapur, tërhequr, shtyrë, pa llogaritur fjalët.Në asnjë vend demokratik një individ nuk mund të shajë policin. Shqipëria është i vetmi vend demokratik ku ka më shumë policë të plagosur në protesta se protestues.