Lleshaj për Çuçin: Ministër i Brendshëm pa dëshirën e tij! Ndërhyn Rama: Pa dijeninë e tij, nuk ka pasur mundësi të thotë sa shumë e do
Teksa prezantonte pasardhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj, u shpreh se nuk ka asnjë këshillë për Bledi Çuçin pasi e ka marrë atë post pa dëshirën e tij, nuk e ka pasur qëllim në vetëvete.
Por me këtë konstatim nuk ishte dakord kryeministri Rama, që u kujdes të sqaronte deklaratën e Lleshaj duke u shprehur se Çuçi është emëruar padijeninë e tij dhe nuk ka pasur mundësi të tregonte se sa shumë e do drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Lleshaj: Besoj që është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin sepse është një brengë e madhe kuj ja dorëzon çelësin. Unë kam dorëzuar shpesh herë çelësa gjatë karrierës time dhe gjithmonë e kam pasur këtë merak se kujt ja dorëzoj.Para ca netësh jam pyetur në një intervistë se çfarë këshille do ti jepje pasardhësit.
Nuk e dija se kush do të ishte dhe thashë se nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirën e tij, nëse pasardhësi nuk është ndonjë person që vdes për tu bërë Ministër nuk kisha asnjë këshillë për të dhënë sepse në këto kushte puna do të shkojë se s'bën mirë. Pra nëse nuk vjen etje të madhe për tu bërë Ministër, vetëm ky parakusht mjafton që punët të shkojnë mirë dhe jam i bindur se me Çuçin do të shkojnë mirë sepse e kam çekuar më vonë se ka ardhur pa dëshirën e tij, nuk ka pasur ndonjë plan për të ardhur.
Ndërsa po të ishte një person që do të vinte si rezultat i një lufe të madhe jetike për tu bërë Ministër i Brendshëm pata thënë se edhe atij nuk do ti jap ndonjë këshillë sepse punët gjithësesi keq do të shkojnë.Jam i lumtur që sot ka ardhur Bledi Çuçi, i cili vjen për të shërbyer dhe jo për tu shërbyer. I uroj suksese dhe punë të mbarë. Suksese të gjithëve në këtë front jashtëzakonisht jetik për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vendit tonë.
Rama: Një saktësim do bëj unë. Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën se duket sikur ka ardhur me zor.
Lleshaj: Nuk e ka pasur aspiratë besoj.
Rama: Ka ardhur pa dijeninë e tij dhe nuk ka pasur mundësi të thotë sesa dëshirë e ka.
Lleshaj: Ok.
LEXO EDHE
Çuçi merr detyrën e Ministrit të Brendshëm nga Lleshaj, në ceremoni edhe Rama me Ardi Veliun