Rezoluta për genocidin serb, Basha premton miratimin në kuvendin e ri, heqim dhe traun në rrugën e Kombit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, ripërsëriti sot thirrjen ndaj Tiranës Zyrtare që Shqipëria, të dënojë me rezolutë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Vjosa Osmani, u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa tha se nuk duhet lejuar tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj që ta ndryshojë historinë.
Vjosa Osmani: "Besoj që kërkesa jonë si Kosovë është që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas nesh që të dënoj genocidin Serb në Kosovë , nëpërmjet një rezolute, është kërkesë plotësisht legjitime dhe që nuk do duhet të haste në vonesa dhe as në pikëpyetje.
"Unë dua të falenderoj edhe institucionet që i kam takuar deri tani dhe në veçanti Presidentin Meta por edhe sot ta falenderoj zotin Basha në lidhje me këtë propozim përsa i përket krimeve të llahtarshme që Seriba ka kryer në Kosovë, nga krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe deri tek genocidi si një qëllim i qartë për të shfarosur popullin tone.
Ti dënojmë bashkërisht dhe më një zë të qartë dhe pa asnjë pikëpyetje të vetme , sepse vërtet nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer genocid në Kosovë, mjafton të vizitohet fshati Mejë i Gjakovës ku dëshmohet qartë që aty qëllimi i qartë i Serbisë nuk ka qenë thjesht pastrimi etnik ,por ta shfaros një popull të tërë nga faqja e dheut. Ne sot jemi aty ku jemi, jemi gjallë si popull dhe i kemi shpëtuar qëllimit që shfarosjes, mbi të gjitha për shkak të sakrificës së popullit tonë për liri për shkak të luftës të drejtë që ka bërë ushtria jonë çlirimtare por edhe për shkak të aleancave të fuqishme që kemi ndërtuar."
Lexo dhe: Osmani takon Bashën: Rezoluta për genocidin serb nuk duhet të vonohet dhe as të ketë pikëpyetje
Osmani ka vlerësuar rolin e Zotit Basha për qëndrimin e tij kundër cënimit të territorial të Kosovës dhe si simbol të saj i dhuroi kristalet nga Mitrovica që sipas saj janë si një simbol i trefishtë
Vjosa Osmani: "Faleminderit zoti Basha dhe një herë për mikpritjen, ishte kënaqësi ndër të tjera që ndër dhuratat që shkëmbyem ne ti sjellim kristalet nga Mitrovica si një simbol i trefishtë.
Në rrallë të parë i pasurive natyrore që Kosova ka që Serbia akoma tenton ti rrëmbejë.
Në rrallë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova, gjithnjë jua dhuronte miqve, dhe në rrallë të tretë dhe më e rëndësishme që kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacënueshmërinë teritoriale të republikës tonë dhe për këtë dua t’ ju falenderoj personalisht që keni mbajtur një qendrim të paekuivok përsa i përket sovranitetit dhe kufive të shtetit tonë , që janë elementet themelore të shtetësisë dhe mbrojtjes së saj."
Do heqim traun
Lulzim Basha nënvizoi 3 çështjet kryesore ku do të fokusohet nesër si kryeministër.
Lulzim Basha: U zotova gjatë takimit se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Askush nuk do të mund ta përbaltë luftën e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me zonjën Osmani folëm dhe për nevojën e eleminimit të barrierave zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Për këtë një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën "Ibrahim Rugova".
Dreka me Berishen
Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, pas vizitës në selinë blu, ka drekuar me ish kryeministrin Sali Berisha.
Në një prononcim për mediat, Berisha vlerësoi lart qëndrimet e mbajtura nga Osmani, një ditë më parë në parlamentin shqiptar, ndërsa hodhi akuza të forta për kryeministrin Edi Rama.
Lexo dhe: “Nuk meritojmë të rrojmë nëse mohojmë genocidin serb”, Berisha flet pas takimit me Vjosa Osmanin
Po si e pa ish kryeministri Berisha mungesën e Ramës në kuvend, kur Vjosa Osmani mbajti fjalimin.
"E nderoi me mungesën e tij. Tregoi se çfarë është" tha Berisha.