Ironia therëse e Çuçit: Dua të mbahem mend si Ministri i Brendshëm dhe jo Ministri i Policisë.Në politikë s'ka rëndësi si hyn, por si del

Fjalë pak dhe i qartë, Bledi Çuçi, shpalosi shkurt objektivat dhe vizionin e tij si Ministër i ri i Ministrisë së Brendshme.

Por ndërsa po e merr këtë detyrë nga një Ministër i dorëhequr, Çuçi tha se kur të mos jetë më në këtë post nga publiku do të dojë të dëgjojë se i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm dhe jo Ministrit të Policisë.

Çuçi: Përveç shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e dhënë nga Kryeministri dhe nga grupi parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut mbi të gjitha do të doja të thoja vetëm një fjalë. Në përfundim të mandatit tim do të kisha dëshirë që publiku të thoshte i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm dhe jo Ministrit të Policisë apo Ministrit të Rendit që për fat të keq ka qenë dhe vazhdon të mbetet një përceptim megjithë përpjekjen shumë të madhe që bëri edhe Sandri për ta ndryshuar këtë mentalitet. Besoj fort dhe jam i bindur që po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar, Ministria e Brendshme si e tillë dhe si e tërë asnjë reformë qoftë dhe në policinë e shtetit nuk do të ketë gravitetin e duhur. Kjo është dëshira ime dhe një lloj premtimi dhe angazhimi im. Faleminderit për besimin.

Gjatë prezantimit, paraadhësi i tij Sandër Lleshaj deklaroi se Çuçi ishte emëruar në këtë post pa dëshirën e tij.

Ky i fundit nuk ja kurseu ironinë.

Çuçi: Në politikë është si në dramaturgji, që vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë mënyra sesi hyn aktori në skenë por ka shumë rëndësi dalja nga skena e aktorit.

LEXO EDHE

Lleshaj për Çuçin: Ministër i Brendshëm pa dëshirën e tij! Ndërhyn Rama: Pa dijeninë e tij, nuk ka pasur mundësi të thotë sa shumë e do