VIDEO/ Lazios nuk i mjafton perla e Immobile, ndalet nga Benevento
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 22:53
Lazio e Strakoshës dhe Vedat Muriqit nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së 12 të Serie A përballë Beneventos.
Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Immobile në minutën e 25, por vendasit arritën të barazonin në fundin e pjesës së parë me anë të Schiattarellas, i cili në minutat shtesë të ndeshjes do të dilte me karton të kuq.
Me këtë pikë, Lazio ngjitet në kuotën e 18 pikëve në vend të 8, ndërsa Benevento me 12 pikë në vend të 13.
Goli i Immobiles:
Në barazim pa gola u mbyll ndeshja tjetër, ajo mes Udineses dhe Crotones.
Java e 12 e Serie A vijon nesër me 8 ndeshje të tjera ku spikasin Juventus-Atalanta dhe Inter-Napoli.
