Koka: Rama në vend që të reflektojë pse u ngritën të rinjtë në protestë, ai shan adoleshentët
Në një intervistë për Ora News, gazetari Bledian Koka shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të ishte ngritur qysh në fillim të këtij viti në fakt, por është mbajtur peng për interesa okulte.
Koka tha se Basha dhe opozita kanë pasur një nevojë për t'u përgatitur për strategjinë e tyre, ndërsa LSI ka nisur me kohë punën në terren lidhur me përgatitjen për zgjedhjet.
Koka: Gjykata Kushtetuese duhet të ishte ngritur qysh në fillim të këtij viti në fakt, sepse është një gjykatë shumë e rëndësishme, por është mbajtur peng për interesa okulte. Presion i ndërkombëtarëve shkon në drejtimin e ngritjes së një Gjykate Kushtetuese funksionale. Na ndajmë vetëm 4 muaj nga zgjidhet dhe kjo gjykatë duhet të bëhet gati. Nga ana tjetër, PD ka disa vonesa lidhur me strukturat e saj për zgjedhjet e ardhshme. Por ka një ide të qartë dhe të shkëlqyer se si do të jetë bashkëpunimi mes PD-së e LSI-së, apo edhe partive të tjera, përpos ndryshimeve të njëanshme të Ramës me Kodin Zgjedhor.
Basha dhe opozita kanë pasur një nevojë për t'u përgatitur për strategjinë e tyre. Ndërkohë LSI ka nisur me kohë punën në terren lidhur me përgatitjen për zgjedhjet. Mendoj se vonesa e Bashës është e pajustifikuar lidhur me organizimin e partisë për zgjedhje, pasi beteja nuk është aspak e lehtë. Përballë është një kundërshtar që e ka treguar se nuk i ruan zgjedhjet në shinat e ligjit, nëse nuk ka një presion të fortë politik. Këtë e kemi parë me dosjet 186 dhe 334.
Një sërë sondazhet e pasqyrojnë opozitën si fitimtare në 25 prill. Por nuk është çështja e fitores, por e vënies së një standardi dhe modeli në zgjedhje më 25 prill. Çdo gjë tjetër që prodhon një pushtet të dyshimtë, është një gjë që humbasin shqiptarët, jo Rama, Luli dhe Monika.
Koka shtoi se kryeministri në vend që të reflektojë pse këta njerëz po ngrihen në protestë ai për qëllime të politikës së ditës akuzoi dhe shau ata që protestuan.
Koka: Ky kryeministër në vend që të reflektojë pse këta njerëz po ngrihen në protestë dhe duke marrë indicie nga kulmimi i dhunë së pushtetit duke vrarë një person, ai u mor me ata adoleshentë për qëllime të politikës së ditës dhe duke i sharë ata. Madje duke akuzuar edhe presidentin e republikës si organizator të këtyre protestave. Për këtë Meta u shpreh se do të mbajë një tjetër tubim si ai i 2 marsit.