Apeli rikthen në arrest shtëpie ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka
Gjykata e Posaçme e Apelit kthen në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila ishte lënë më herët në masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit.
Gjyqtarja e komanduar në Apelin e Korçës, u arrestua dhe më pas u pezullua pas përgjimeve të SPAK në të cilat një grup personash përfshirë edhe bashkëshortin e saj flasin për 6 mijë euro për të dërguar nga burgu në shtëpi Oltion Balin.
Ky i fundit, së bashku me shtetasin Klaudjo Zhilla dhe avokatin Skënder Demiraj akuzohen se nëpërmjet bashkëshortit të gjyqtares, shtetasit Arben Cara, do ti jepnin shumën 6 mijë euro gjyqtares në këmbim të lirimit të Orion Balit.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka në disa deklarata radhazi në GJKKO ka akuzuar prokurorinë dhe policinë se se arrestimi dhe shkarkimi i saj nga KLGj janë bërë për arësye politike, pasi refuzoi ti japë mandatin kandidates së PS-së Valbona Sako pas zgjedhjeve lokale në Durrës.
Gjyqtarja ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës së vogël për të cilin duhet të kujdeset.