Produkte të skaduara në Conad, patatina dhe kikirikë duhet të ishin hequr nga tregu 15 ditë më parë
Në këto prag festash siguria ushqimore mbetet shqetësim për konsumatorët. Nga një verifikim në terren në supermarketet Conad konstatohen prokukte që duhet të ishin hequr nga tregu 15 ditë më parë.
Siguria ushqimore mbetet një ndër shqetësimet kryesore në këto prag festash.
Pas denoncimeve të konsumatorëve, Ora News ka nisur një vëzhgim në disa prej marketeve për të verifikuar së paku garancinë se produktet janë brenda afatit të skadencës, por sërish shqetësimet nuk mungojnë.
Kjo është pamje në një prej supermarketeve Conad ku këto produkte duhet të ishin hequr nga tregu ditë më parë.
Këto janë dy produkte që janë blerë në dyqanet e Conad. Shihet qartë që afati i përdorimit ka mbaruar prej më shumë se 15 ditësh, por sërish u serviren qytetarëve duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
Ashtu siç mund ta shihni patatinat dhe kikirikët janë blerë në dyqanet Conad.
Menjëherë pas këtij skandali Ora News kontaktoi me supermarketin Conad, ku thuhet se ata i largojnë produktet brenda afatit.
Por ata që kanë ankesë mund ti kthejnë. Teksa kujdesen të shtojnë se nuk përjashtohen raste sporadike.