Mungesa e Ramës në fjalimin e Vjosa Osmanit, Paloka: Tradhti dhe akt i pafalshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2020, 19:30
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagon ndaj mungesësw së kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit në parlament të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas tij, kjo është e turpshme dhe hera e parë që ndodh në Shqipëri.
"Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosoves në parlament. Kio nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm, i shtyrë nga ata që Rama i konsideron partnerë të tij në Ballkan.
Edi Rama tradhëtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë.
Motivet politike dhe personale që e shtyne ta bëjë këtë akt janë të pafalshme", shkruan Paloka në postimin e tij.
