Kërcënohet me helmim profesor Limoz Dizdari: Duan Qendrën e Artit, institucionet nuk reagojnë

Profesori i njohur, Limoz Dizdari, ka denoncuar kërcënimet që po bëhen ndaj tij. Në një deklaratë për media ai shprehet se ka marrë kërcënime për jetën, ndërsa thotë se policia e prokuroria nuk po bëjnë asgjë për ngjarjen, ndërsa shton se edhe Bashkia e Sarandës.

Me frikën se do ta helmojnë, kompozitori i mirënjohur Limoz Dizdari i është drejtuar Prokurorisë me kërkesën për të hetuar kërcënimet ndaj tij.

Historia nis dy muaj më parë kur persona të maskuar i kanë dorëzuar një shkresë, por pasi akuza nuk ka vepruar ka vendosur ti drejtohet medias.

Sipas tij, qëllimi është për të lënë administrimin e Qendrës së Artit në Ksamil.

"Është fare e qartë. Këtu ishte një garë e madhe si të bëhej sa më shumë stallë, unë u mundova ta bëja bibliotekë."

Dizdari me datën 16 nëntor 2020 ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ku pjesë e dosjes edhe një letër që i ka ardhur në adresë të tij ku paralajmërohet për një helmim të mundshëm.

Letra pa autor thotë ndër të tjera:

"I dashur profesor Limozi, dua t’ju vë në dijeni se keni armiq që duan t’ju bëjnë keq, arsyeja dihet, dhe ju vetë e dini pse. Profesor Limozi, duan t’ju helmojnë! Bëni kujdes me ushqimin që konsumoni, gjithashtu edhe në pije".

Letra mbyllet me një tjetër mesazh dhe me një nënshkrim: "Profesor, ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojn. Me Nderime dhe respekt!"

Kompozitori shprehet se për kanosjen e tij ka vënë në djeni Bashkinë Sarandë dhe kryetarin Adrian Gurma dhe Ministrine e Kulturës, por asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar.