PD reagon për raportin e TI: Shqipëria e mbërthyer në korrupsion, Rama punon për krimin

Partia Demokratike, tha se raporti i “Transparency International” tregon faktin se Shqipëria është mbërthyer në korrupsion e kjo me vullnet poltik të Qeverisë.

Ish deputetja Jorida Tabaku, tha se ekonomia është shkatërruar dhe vendi mbahet peng tek oligarkët duke u rritur kostot e jetës.

“Korrupsioni qeveritar është shkaktari kryesor për rrënimin e përditshëm të ekonomisë dhe ka marrë përmasa shqetësuese.”

Ndërsa ish Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se raporti konfirmoi gjithçka PD ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë, deri në faktin se Edi Rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota.

“Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, me të cilin Edi Rama mburret publikisht se e ka mik, dhe Saimir Tahiri, për të cilin Edi Rama ishte krenar gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme."

Partia Demokratike thotë se askush nuk beson më tek Edi Rama, ndaj ndryshimi është i domosdoshëm.