Bledi Çuçi ministri i ri i Brendshëm, emri tek Meta. "Bujqësia" në duart e Milva Ekonomit
Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, funksion të cilin do ta mbajë deri në 25 prill.
Kryeministrit Edi Rama ju deshën 6 ditë për t’u bindur që Çuçi është emri i duhur për të zëvendësuar Sandër Lleshajn.
Me anë të një statusi në twitter kreu i qeverisë njoftoi këtë të mërkurë, 16 dhjetor 2020, do t’i kërkojë firmën e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Blendi Çuçit në krye të këtij dikasteri.
"Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë", shkruan Rama në Twitter.
Më herët Çuçi ka mbajtur postin ministrit të Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor. Ndërkohë dy vitet e fundit ka drejtuar ministrinë e Bujqësisë.
Vendin e Çuçit në këtë dikaster Edi Rama ia ka besuar Milva Ekonomit, e cila ka qenë edhe më parë pjesë e kabinetit Rama si ministre e Ekonomisë. aktualisht ajo është deputete e qarkut të Durrësit.
Për të dy ministrat e rinj Edi Rama duhet të kalojë nga Presidentit Ilir Meta, pavarësisht se Çuçi dhe Ekonomi janë të dy deputetë të PS, si dhe kanë mbajtur poste ministrore. Madje ministri i ri Brendshëm, në janar të 2011 e ka marrë një dekret nga ana e Kreut të Shtetit.

Lexo edhe:
Dy ministrat e rinj, VOA: Rama ka dashur të shmangë një përplasje të re me presidentin Meta