Vrasja në Rrëshen: Autorët, të paktën dy, mund të jenë larguar me makinë
Gjashtë plumba u qëlluan ndaj 51 vjeçarit Anton Keli të vrarë të martën në Rrëshën.
Autorët dyshohet se e kishin ndjekur dhe e sulmuan me një armë të dyshuar Skopions”, sapo zbriti nga m akina e tij që ishte në vendngjarje edhe një ditë më pas.
Tre plumba ka marrë 51 vjeçari në trup, por ka arritur që ecë rreth100 metra e të kërkojë ndihmë tek një market aty pranë, ku pronari thotë se deri në atë moment nuk kishte dëgjuar asgjë të dyshimte.
15 persona u morën në pyetje, por burimet thonë se dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje shumë të vlefshme për të rënë në gjurmët e autorëve.
Në zonën ku u qëllua 51 vjeçari nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetimin.
Por dyshimet janë se autorët ishin të paktën dy dhe janë larguar nga aty me makinë.
Për të rënë në gjurmët e tyre, janë sekuestruar pamjet e kamerave të disa bizneseve të cilat po ekzaminohen bashkë me 3 gëzhoja të gjetura në vendngjarje
Anton Keli është i afëm i Tonin ose Armando Gjini i ekzekutuar në formë të ngjashme me në vitin 2019 në Rrëshën, ndërsa vëllai i tij Preng Gjini ishte objktiv i një atentati me eksploziv në Tiranë.
Ai vlerësohet nga fqinjët si njeri i qetë e pa probleme, cka ka forcuar dyshimet se vrasja e tij është vijimsi e një sage përplasjesh mes fiseve Gjini e Reçi në Rrëshën.
Por megjithatë nuk përjashtohen as konflikte të tjera të 51 vjeçarit që jetonte në Rrëshen bashkë me të ëmën, ndërsa pjesa tjetër e familjes qëndronte në Gjermani.