Dhuna në protesta, Çepani: Çmimi i një shoqërie të verbër, në Shqipëri më mirë trafikosh kokainë sesa të bësh biznes

Dhunën që shoqëroi protestat e fundit në kryeqytet, aktivisti dhe moderatori Arbër Çepani e sheh si çmimin që duhet të paguajë shoqëria shqiptare për shkak të verbërisë përballë problemeve dhe gjërave që nuk shkojnë në vend.

"Dhuna është pasojë e asaj që e kemi parë nuk shkonte dhe e kemi lë ashtu . Dhuna e të rinjve që ndoshta vijnë nga zona të margjinalizuara erdhi si pasojë e verbërisë kemi pasur. Ky është çmimi që paguajmë".

I ftuar në emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Çepani thotë se ne kemi ndërtuar një shoqëri antivlerash.

I investuar prej kohësh në një sipërmarrje private, ai tregon se edhe ai vetë shpesh e mendon se në Shqipëri është më lehtë dhe fitimprurëse të jesh një trafikant droge sesa të jetosh me punë të ndershme.

“E di kush është problemi, përveç taksave që janë numra dhe rriten e rriten nga çfarëdo lloj gjëje, ti je gjatë gjithë kohës në presion të jashtëzakonshëm, unë mendoj shpesh që më mirë të merrem me trafikun e kokainës se sa me biznesin që bëj. Është më kollaj të të fusin në burg për një tendë që ti mendon se të ka dalë një metër jashtë projektit sesa të merresh me kokainë, me kokainë të bëjnë deputet dhe ministër.

Jetojmë në një sistem shoqerie me disa sisteme vlerash që po të punosh nga mëngjesi në darkë je gjithë kohën në ankth, po prit se mos më prishet sahati i dritave, mos ka ndonjë gabim teknik sahati i dritave dhe të fusin brenda se ke prek sahatin dhe po të fusësh një kamion me hashash je i nderuar dhe thonë bravo i qoftë, djalë kodosh ,djalë i shkathët”.

https://youtu.be/750bSCGfUG0