COVID-19/ 12 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një 29-vjeçar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë.
Nga 2657 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë, ku pjesën dërrmuese e ka Tirana.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë,
7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuccovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër.
SITUATA NË SPITALE
Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
VIKTIMA
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika (16 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 637
Të shëruar ne 24 orë 505
Të shtruar në spitale 403
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2657
Testime totale 229.152
Raste pozitive 50.637
Raste të shëruara 26.381
Raste Aktive 23.216
Humbje jete 1040
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12421
Fier 1739
Durrës 1387
Shkodër 1241
Vlorë 1141
Korçë 1097
Elbasan 974
Berat 914
Lezhë 930
Gjirokastër 537
Kukës 452
Dibër 383