"Zoti ju shpërbleftë" Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhurojnë para për luftën kundër Covid-19
Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar një humbje të madhe si në njerëz ashtu dhe në ekonominë e çdo vendi.
Një numër i madh njerëzish po luftojnë çdo dit me këtë virus.
Së fundmi këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, janë prekur nga e gjithë kjo situatë dhe kanë vendosur të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covidit.
Këtë fakt e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory ka treguar se Fjolla dhe Fisniku kanë dhuruar dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19.
"Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë.”- ka shkruar Labi krahas postimit.
