Aksident te ura e Shkumbinit në Ebasan, OPGj i dehur përplas makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 21:42
Parakalimi i gabuar u bë shkak për këtë aksident rrugor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Shkumbinit.
Shtetasi me iniciale R. Gj, oficer i policise gjyqësore pranë prokurorisë së rrethit Elbasan, duke drejtuar mjetin tip ‘Volvo’ me targa AA 726 XO ka përplasur makinën tjetër.
Dyshohet se OPGj ka qenë në gjendje të dehur, ndaj edhe është bërë shoqërimi i tij në polici.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të plagosur por vetëm dëme materiale dhe trafik të rënduar.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për ngjarjen.