Crvena-Milan/ Aromë derbi për Stankoviç: Do të jetë një shfaqje e bukur, nuk kam dyshim
Ka luajtur 15 vjetn në Serie A, me fanellën e Lazios dhe Interit.
Milanin gjithmonë e ka patur përballë, si kundërshtar dhe sërish do ta sfidojë. Këtë herë në Europa League, si trajneri i Crvena Zvezdas.
42-vjeçari, Dejan Stankoviç, i cili pak muaj më parë shkeli në “Air Albania”, për të eliminuar me shumë vështirësi Tiranën, vlerëson rritjen e kuqezinjve gjatë 2020 dhe shpreson që deri në shkurt, kur të luhen ndeshjen e fazës së 1/16 të Europa Leagues, tifozët të jenë kthyer në stadiume.
“Milani është një kundërshtar i fortë. Dje pashë ndeshjen midis Milanit dhe Parma, ku ekipi verdheblu luajti në mënyrë fenomenale, por Milani ka qenë gjithmonë dominues.
Ata kanë kaluar një periudhë tranzicioni ndër vite, por përshtypja është se kanë gjetur një ekuilibër këtë sezon. Kanë bërë shumë me Piolin, ai është një trajner i shkëlqyeshëm.
Do të jetë një shfaqje e bukur, nuk kam dyshim. Do të doja që nga këtu te ndeshja në shkurt diçka të ndryshojë sa u përket tifozëve. Nëse do të mund të luanim me stadiumin “Marakana” të plotë, do të ishte fantastike”, është shprehur trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, citojnë mediat serbe.
Ndeshja e parë do të luhet në Beograd të enjten e 18 shkurtit, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në "San Siro".
/a.r, OraNews
Lexo edhe:
Milan gjen serbët në Europa League, përballje të vështira për United dhe Arsenal