Zgjedhjet për president te Barcelona, Rousaud: Messi rrezikon largimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 09:40
Kandidati për President te Barcelona Emili Rousaud ka deklaruar se Lionel Messi do të lërë katalonasit nëse nuk pranon reduktim të rrogës.
Kontrata e argjentinasit mbaron në 2021 dhe ai do të jetë i lirë për të diskutuar me stuadra të tjera që nga 1 janari për t’u transferuar në verën e ardhshme.
“Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë me Messin për një ulje page. Doe pyesin nëse mund të sakrifikojë. Nëse nuk ka marrë veshje, Messi do të largohet”, ka thënë Rousaud.
Rousaud, i cili ka qenë më parë zv/President i Barcelonës, është një ndër më të rëndësishmit në klubin e futbollit. Zgjedhjet brenda klubit do të zhvillohen më 24 janar.