VIDEO/ Manaj vallëzon me topin, Rakitiç impresionohet nga sulmuesi i Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2020, 16:28
Futbollisti i Kombëtares Rey Manaj ishte autori i një goli shumë të bukur në derbin e Katalunjës mes Barcelona B dhe Espanyol B.
Goli ka tërhequr edhe vëmendjen e ish lojtarit të Barcelonës, tashmë pjesë e Sevilla, Ivan Rakitiç.
Ish-lojtari i Barcelonës e konsideroi 23-vjeçarin një “maestro” për golin e shënuar ndaj Espanyol B duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Rakitiç dhe Manaj u njohën me njëri-tjetrin sezonin e kaluar kur shqiptari u stërvit me ekipin e parë të Barcelonës.
/a.r, OraNews
Goli i Manajt