Vijon situata e rënduar pandemike në Kosovë, 519 raste pozitive në 24 orët e fundit
Situata pandemike në Kosovë vijon të paraqitet e rënduar edhe në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit të Shëndedit Publik të Kosovës, janë raportuar 519 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që 14 qytetarë kanë humbur jetën.
Janë kryer gjithashtu 1407 testime, si dhe është punuar me gjurmimin e kontakteve të rasteve në terreën.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 926 pacientë të infektuar me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774”, njofton IKSHPK
Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve e ka Prishtina me plot 2015 qytetarë.
T.I/ oranews